4 vjet burg për kosovarin që vodhi 500 mijë franga
Një gjykatë e Lucernit ka dënuar me katër vjet burg kosovarin 42 vjeçar për një numër të madh vjedhjesh me thyerje.
Shuma e përgjithshme e parave dhe gjerave me vlerë që i kishte plaçkitur ai së bashku me një kolegë të tij kryesisht nëpër pompa të benzinës, vlerësohet në rreth 500 mijë franga, shkruan luzernerzeitung.ch.
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm kosovarin veç tjerash për vjedhje masive dhe banditeske , për prishje të rendit shtëpiak dhe vepra të tjera, transmeton albinfo.ch.
Pasi që në dënim i llogaritet edhe mbajtja e paraburgimit dhe burgut të deritashëm, atij i ka mbetur të vuajë edhe 2 vjet e gjysmë burg. Veç dënimit me heqje lirie, atij i është shqiptuar edhe dënimi me gjobë gjegjësisht kompensimi i dëmit të shkaktuar disa personave që e kanë paditur atë edhe privatisht.
Dënimi ende nuk ka marrë formën e plotfuqishme.


