Mobi Casa

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar sot për emërimin e Meral Sadriu-Vokshi, drejtoreshë për Buxhet dhe Financa, e cila është e diplomuar në shkencat e ekonomisë, tashmë e dëshmuar me përvojë pune në këtë lëmi, në sektorin privat.

“Në bazë të vendimit, prej datës 14 shtator 2020, emërohet në detyrën e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Meral Sadriu-Vokshi. Ajo ka qenë e angazhuar në sektorin privat dhe është e dëshmuar në lëminë e ekonomisë. Drejtoresha do të zëvendësoj drejtorin, tashmë të ndjerë, Zijadin Maliqi, i cili është ndarë nga jeta, javë më parë”, theksoi kryetari në njoftimin e tij.

Mobi Casa

Konfirmoj se jemi duke bërë riorganizimin dhe ristrukturimin e bordit të drejtorëve dhe stafit të brendshëm.

“Nënkryetari Arbër Ismajli është duke bërë vlerësimet në disa sektor, gjithashtu edhe drejtorët janë autorizuar dhe po punojnë në vlerësimet brenda përgjegjësisë që kanë deri në funksionalizimin e plotë. Do të vazhdohet kështu me qëllimin e vetëm, ngritjen e nivelit të detyrës dhe punës deri në maksimum, për shërbim të denjë ndaj qytetarëve”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.