Vedat Muriqi i thotë ‘po’ Kosovës
Njëri prej sulmuesve më në formë, madje shqiptari me më së shumti gola në Evropë këtë sezon, Vedat Muriqi, është i gatshëm të kthehet te Përfaqësuesja e Kosovës.
Dikur lojtar i U-21 të Kosovës, më pas i Shqipërisë U-21, derisa së fundi i kontaktuar nga Federata Turke për t’u bërë pjesë e kësaj Përfaqësueseje, sulmuesi i Giresunsporit, shprehet i gatshëm të rikthehet në vendlindjen e tij.
“Kam pasur mundësi ta shoh LIVE pranimin e Kosovës nga rrjetet sociale në internet. Patjetër se është diçka shumë shumë e pritur nga ne kosovarët”, deklaroi Muriqi për “GazetaOlle.com”.
“Unë jam i bindur se me një organizim të mirë dhe me durim, brenda 4-5 viteve do të arrijmë shumë në futboll. Patjetër se jam i gatshëm për shtetin tim. Është diçka e veçantë të luash për Kombëtaren e vendit”, shtoi Muriqi.


