Eko Higjiena

Reagon deputetja: Besojmë që vendi ynë sa më shpejt t’i kthehet jetës normale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor për dy javë, pa dyshim, që nxënësve që për herë të parë ulen në banka shkollore u ka thyer zemrat. Ata e kanë pritur me pa durim 1-shtatorin dhe kjo ditë është e rëndësishme në jetën e tyre. Edhe nxënësit e tjerë më të rritur, janë dëshpëruar, por u mbetet prindërve sot, e mësimdhënësve nesër, t’ua shpjegojnë arsyen e shtyrjes ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi

Mobi Casa

Koordinimi i Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për këtë vendim, sigurisht që është bërë për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe institucioneve, duke e parë që kemi një rënie të vogël të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Shpresojmë që pas dy jave kjo rënie të jetë edhe më e theksuar dhe fillimi i ri shkollor të na shkojë sa më mbarë.

Besojmë që vendi ynë sa më shpejt t’i kthehet jetës normale dhe nxënësit të kenë vetëm brengën e mësimnxënies dhe në të ardhmen të jenë kontribuuesit më të mirë të shtetit tonë, shumë më të mirë se ne që jemi sot.