ARKATANA

Gjilani rifillon fazës e tretë e dezinsektimit hapësinor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, pas përmirësimit të kushteve atmosferike, do të rifillojë sonte fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme dhe pengesë në jetën e qytetarëve të Gjilanit.

Faza e tretë ka qenë e paraparë që të nis të hënën, por është ndërprerë për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi në Gjilan, Selami Xhemaili.

Eco Higjiena

Faza e tretë nis sonte në 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të vazhdojë për tri ditë me radhë.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhët të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00./rajonipress/