Thaçi dekreton disa ligje, mes tyre edhe atë për luftimin e pandemisë COVID-19
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot disa ligje, mes tyre edhe atë për luftimin e pandemisë COVID-19.
Thaçi në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
“Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, ka shkruar i pari i vendit./Zëri


