UBT

Zëri i Zejnës erdhi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Avdush Canaj

Hiç më larg se dje
kur më telefonoi biri im,
seç m`u përzinë numrat
e shokëve t`mi n`amshim.

Ende nuk i kam fshirë
me emra e mbiemra,
m`është dukur, ju them drejt,
po i fshij nga zemra.

Thirra në Shkodrën e Rozafës,
te Xhahid vëllamiri,
zëri i Zejnës* më erdhi
cicërimë në degë ulliri.

Mobi Casa

Po, po, unë jam, unë
në kopshtin e yjeve,
si lulet midis fushës,

po çëndis vargje
me fije drite
t`ua lexoj sonte
në ballkon t` hënushës.

Alo… Alo… në ora sa?
Ah, lidhja ra!
Ra si lapsi mbi letër,
s`u kujtova t`i them
m`i dërgo në adresën e vjetër.