UBT

Maestro Zeqirja Rexhepi sot mbush 65 vite

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Piktori me renome ndërkombëtare Zeqirja Rexhepi sot i mbush 65 vite duke e arritur edhe momentin e pensionimit. Ai me të drejtë konsiderohet si ambasador i përfaqësimit të shqiptarëve në Kanada sepse me punën e tij ka arritur të ndikojë tek autoritetet kanadeze dhe tek të tjerët për ta njohur më shumë dhe më mirë popullin shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen e 65 dhe PENSIONIMIN shoku im I jetes , të uroj shëndet dhe lumturi gjatë gjithë jetës. Happy Retirement & Happy birthday. ZEQIRJA REXHEPI
Love you” ka shkruar Bedrije Rexhepi bashkëshortja e Zeqirja Rexhepit.

Uji Dea

Zeqirja Rexhepi piktor me renome ndërkombëtare më mirë se çdo shqiptarë ka ditur që duke kombinuar aftësitë e tija profesionale në murale, piktura gjigante, prezantime filmike, ligjërime profesionale universitare, prezantime pozitive në mediet e TV Kanadeze ta prezantojë, mbrojë, ruajë dhe kultivojë Kosovën. Zeqirja Rexhepi me punën e tij kulmore është shndërruar në një ambasador të Kosovës jo vetëm në Kanada, por edhe më gjerë.

Rajonipress i uron shëndet dhe pensionim të rehatshëm Zeqirja Rexhepit./rajonipress/