Gashi: Vetëvendosja dhe Lista Serbe duan shkatërrimin e shtetit
Analisti Dardan Gashi në Zona e Debatit në Klan Kosova, duke folur për subjektin e ri politik që është duke u formuar, ka thënë se kërkesa për një organizatë të re është e qytetarëve, për shkak të dështimit të opozitës, më shumë sesa për shkak të keqqeverisjes së vendit, njofton Klan Kosova.
“Kërkesa për një parti të re politike nuk është ide e Ilirit as e Mimozës është kërkesë e qytetarëve. Një lëvizje e re është e nevojshme dhe kjo ka ardhur më shumë për shkak të dështimit të opozitës së bashkuar sesa prej qeverisë së keqe. Dekurajimi i parë ka ardhur me dështimin e FER-it duhet të shihet a do të funksionoj kjo, pas dështimit të FER-it ka pas dëshpërim të madh dhe kjo parti duket pak a shumë format i tillë”.
Ai ka deklaruar se Vetëvendosja në vendet tjera do të ndalohej me ligj, ndërsa e ka krahasuar këtë subjekt me Listën Serbe, të cilat sipas tij kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit.
“Në çdo vend të botës Lëvizja Vetëvendosje do të ishte e ndaluar me ligj”.
“Lista Serbe dhe Vetëvendosja e ka cakun e njëjtë shkatërrimin e shtetit. Shpresoj të mos dështohet kjo iniciativë si FER-i, dështimi i FER-it ka bërë që njerëz nga shoqëria civile të shkojnë në parti politike me establishment të etabluar”.


