FIDANISHTJA

Haziri merr zotimin nga Zemaj për përshpejtimin e rezultateve nga testet për COVID-19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas 11 rasteve të reja pozitive në Gjilan me COVID-19, Komiteti emergjent për parandalimin e përhapjes së COVID-19, I kryesuar nga Lutfi Haziri, ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës.

Në adresimin para gazetarëve, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, tha se rezultatet janë nga 8 korriku e tutje, përderisa pohoi se janë edhe 72 mostra që po i presin rezultatet për COVID-19.

Haziri tha se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë mbrëmë, nga i cili ka marrë zotimin se nga rritja e kapaciteteve në përpunim, rezultatet do të dalin më shpejt.

“Jemi në ditën e 126 të përballjes me pandeminë dhe kemi në total 302 persona të prekur, prej të cilëve 164 janë shëruar, pesë kanë humbur betejën me COVID-19 dhe raste aktive i kemi 133. Në spital i kemi 47 pacientë, 22 prej të cilëve me oksigjenoterapi”, ka thënë Haziri.

UBT

Ai pohoi se kanë zbatuar rekomandimet e Qeverisë, duke shfaqur shpresën se nëse do të ketë ulje të rasteve, do të rishikohet vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes nga ora 21:00-05:00.

“Deri atëherë, do të varet prej sjelljes sonë dhe prej angazhimeve tona e lojalitetit që do të tregojnë në kushtet e pandemisë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të bartin masat dhe ta mbajnë distancën sociale prej dy metrash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.