UBT

Lutfi Haziri zgjedhet anëtar i Bordit të ALDA-s me seli në Strasburg të Brukselit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, është zgjedhur para pak çastesh anëtar i Bordit prej 12-anëtarëve të Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), me seli në Strasburg të Brukselit.

Pas votimit të fshehtë, i cili u mbajt në Paris të Francës dhe në një konkurrencë të fortë, kreu i Gjilanit arriti që të futet në mesin e 12 anëtarëve të këtij Bordi me mandat 4-vjeçar, i cili do të jetë përfaqësues në mbarë Europën.

Kryetari Haziri, i ka falënderuar anëtarët e ALDA-s për besimin, ndërkaq ka theksuar se përmes partneriteteve me anëtarët e Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale, do të ketë mundësi shumë të mira të fitoj projekte të rëndësishme për Gjilanin, Kosovën dhe regjionin.

UBT

Duhet theksuar se Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë të fuqishme, e cila është unike e kësaj natyre që përfaqëson pushtetin lokal, shoqatat, organizatat, akademitë dhe asociacionet që merren me pushtetin lokal në Europë, por mbulon aktivitete edhe në mbarë botën.

Ndryshe, gjatë ditës, Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i Këshillit të Europës, ka veçuar dhe shpërblyer sot Gjilanin me diplomën për bashkëpunim ndër-komunal, ndër-regjional dhe për partneritet europian./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.