Fundamenti

Shpërblehet Gjilani me diplomë për bashkëpunim ndër-regjional dhe partneritet europian

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i Këshillit të Europës, ka veçuar dhe shpërblyer sot Gjilanin me diplomën për bashkëpunim ndërkomnunal, ndër regjional dhe për partneritet europian.

Në ceremoninë e rastit, që u zhvillua në Paris të Francës, diplomën e nderit, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia dorëzoi presidenti i Kongresit, Jean-Claude Frecon.

Haziri e ka falënderuar me këtë rast z. Frecon për këtë vlerësim, duke thënë se kjo e nderuar qytetin e Gjilanit dhe përmes partneriteteve me anëtarët e ALDA-s, do të ketë mundësi për projekte të ndryshme për këtë qytetarët e kësaj komune.

Uji Dea

Përndryshe, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e DZHE-së, Agim Zuzaku, janë duke ndjekur punimet e asamblesë së përgjithshme të Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).

Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.