Eko Higjiena

Ensar Kadriu: Në Gjilan ka rënie të rasteve të zjarreve‏

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kadriu tha se falë mbështetjes së kryetarit Haziri dhe bashkëpunimit me policinë, FSK-në dhe “Hidromorava”, kanë arritur që të jenë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 aktivitete të ngjeshura dhe angazhim i vazhdueshëm në dy fusha kryesore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në atë të parandalimit dhe atë të përballjes në terren me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shumta”, ka thënë në një konferencë me gazetarë, drejtori i kësaj Drejtorie, Ensar Kadriu.

Kadriu tha se falë mbështetjes së kryetarit Haziri dhe bashkëpunimit me policinë, FSK-në dhe “Hidromorava”, kanë arritur që të jenë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Falë bashkëpunimit shumë të mirë që kemi me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me Policinë e Kosovës, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me KRU “Hidromorava”, por edhe me institucione të tjera lokale jemi vazhdimisht në gjendje gatishmërie. Problemet më të mëdha në këtë kohë janë ato të reshjeve të mëdha të shiut, mirëpo këtë vit falë pastrimit të lumenjëve gjatë vitit të kaluar, këto probleme ishin shumë më të vogla dhe presim që këtë vit ato të jenë gjithnjë në rënie kur kemi parasysh planifikimin për intervenim edhe në lumenjtë tjerë në qytet dhe fshatra”, ka thënë drejtori Kadriu.

Poashtu, drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ka vënë theksin edhe në uljen e rasteve të zjarrit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, por ka theksuar se ka ende numër të vogël të stafit të zjarrëfikësve.

ARKATANA

“Elemente pozitive karshi rënieve të problemeve në vërshime, në këtë periudhë kemi edhe numrin më të vogël të zjarreve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Problem dhe brengë jo vetëm e Drejtorisë sonë, por edhe e qeverisjes komunale, është ende numri i vogël i zjarrfikësve dhe pamundësia ligjore për ta shtuar numrin, karshi territorit dhe popullsisë që është në zonën e intervenimit të zjarrfikësve të Gjilanit. Vazhdimisht jemi duke kërkuar nga niveli qeveritar, që ta lejoj rritjen e numrit të zjarrfikësve, sepse në periudha të ndryshme ka nevojë për staf shtesë. Sot kemi 33 zjarrfikës, ndërsa numri i tyre përpjesëtuar me hapësirën që mbulojmë, dhe me numrin e popullsisë brenda kësaj hapësire, do të duhej se paku të jenë 60 zjarrfikës”, ka potencuar Kadriu, gjatë kësaj paraqitje para gazetarëve.

Por, ai ka thënë se edhe me këtë staf që është për momentin, puna dhe intervenimi, gjithnjë janë bërë në kohën më të shpejtë të mundshme dhe me profesionalizëm të lartë.

Objektivë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për muajt në vijim, janë aktivitetet me nxënësit e shkollave lidhur me përballjen e pasojave nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, vlerësimi i vazhdueshëm i mundësive të rreziqeve, organizimi i trajnimeve me këshillat e fshatrave, përgatitja e ushtrimit fushor me FSK-në për të vlerësuar gatishmërinë tonë për ‘aktivizimin e planit kontingjent për përballim të fluksit të mundshëm të refugjatëve’, ngritjen e kapaciteteve për parandalim të zjarreve fushore gjatë muajve të verës etj.

Drejtori Ensar Kadriu, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që ta kenë kujdesin e shtuar gjatë muajve të verës, në mënyrë që të merren masat adekuate për parandalim të përhapjes së zjarreve.

Ndryshe kjo Drejtori, tashmë të hartuar Planin e Reagimit Emergjent, i cili, është miratuar edhe nga Kuvendi i Komunës, plan i cili do ta rris efikasitetin e punës në masë të madhe. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.