ARKATANA

Pajaziti me një platformë e cila do ta rikthejë PDK-në në forcën e parë politike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë një takimi me veprimtarë dhe mbështetës të shumtë, u bë edhe konstituimi i një trupe të re e cila do të jetë mbështetëse e fuqishme e Kryetarit dhe kryesisë së degës, në përmbushjen e objektivave për zhvillimin e Gjilanit si dhe për të ofruar një platformë e cila do ta rikthejë PDK-së në forcën e parë politike në Gjilan.

Partia Demokratike në Gjilan, ka zhvilluar aktivitetin e radhës me qëllim të organizimit sa më të mirë si dhe gjetjes së formave të reja të organizimit. Në kuadër të angazhimeve, kryetari i degës Zenun Pajaziti, lansoi një mekanizëm të ri në kuadër të degës.

Gjatë një takimi me veprimtarë dhe mbështetës të shumtë, u bë edhe konstituimi i një trupe të re e cila do të jetë mbështetëse e fuqishme e Kryetarit dhe kryesisë së degës, në përmbushjen e objektivave për zhvillimin e Gjilanit si dhe për të ofruar një platformë e cila do ta rikthejë PDK-së në forcën e parë politike në Gjilan.

Uji Dea

Kjo trupë mbështetëse do të fokusohet në tri drejtime; në konsulencë dhe këshillëdhënie; informim dhe marrëdhënie me publikun si dhe në mbështetje organizative në teren.

Në këtë takim, poashtu u debatua për shumë çështje që janë ngritur nga vetë qytetarët, e që kanë të bëjnë me qeverisjen aktuale dhe nevojën që sa më shpejtë të ndalen degradimet në fushën e ndërtimeve, shërbimeve për qytetarët si dhe nevoja e mbështetjes në bujqësi si njëri ndër sektorët më strategjik për zhvillimin e regjionit.

Pajaziti, pasi orientoi interesimin dhe gatishmërinë që të punojë me të gjithë të interesuarit për ta ndryshuar gjendjen për të mirë, falënderoi të gjithë ata që shprehën gatishmërinë për angazhim, duke i inkurajuar për tu angazhuar edhe më shumë së bashku thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.