United Hospital

Gjilani, pjesëmarrës në konferencën “Strong Cities Network Global Summit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas anëtarësimit të plotë në Rrjetin ndërkombëtar të Qyteteve me seli në Londër, Komuna e Gjilani po merr pjesë për herë të parë në konferencën “Strong Cities Network Global Summit”, e cila po mbahet në Antalia të Turqisë.

Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila po e përfaqëson Gjilanin në këtë konferencë, ka thënë se synimi është që përmes praktikuesve lokal, të parandalohet përhapja e ekstremizmit të dhunshëm.

“Strong Cities Network Global Summit” synon që përmes praktikuesve lokal, të parandaloj përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm, të nxis dhe të frymëzoj qasjet në veprimtaritë e ndryshme në luftimin ndaj dhunës dhe për të respektuar të drejtat themelore të qytetarëve. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj konference”, është shprehur me këtë rast kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Uji Dea

Në këtë ngjarje globale po merr pjesë edhe komandanti policisë në Gjilan, majori Remzi Azemi, sikurse edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Punimet e kësaj konference filluan me fjalën përshëndetëse të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa në të po marrin pjesë mbi 100 kryetarë qytetesh dhe komunash nga e gjithë bota, për të diskutuar rreth rolit të qyteteve dhe komunave në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.