UBT

Sadiku shënon dy gola në fitoren për mbijetesë të Vaduzit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Armando Sadiku ka realizuar dy gola në fitoren 2:0 të Vaduz ndaj Sionit në kuadër të xhiros së 33-të të kampionatit zviceran.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Vaduz, që vazhdon të luftojë për mbijetesë, së bashku me skuadrat Lugano dhe Zurich.

Mobi Casa

Pas kësaj fitore Vaduz renditet në pozitën e tetë në tabelë, me një pikë më shumë se Lugano që zë pozitën e nëntë dhe Zurich pozitën e dhjetë./Indeksonline/