Kamenica përkujton ditën kur policia dhe ushtria serbe vrau e torturojë shqiptarët
Kamenicë – 17 vite më parë, në këtë ditë më 11 Maj 1999 nga policia, ushtria dhe paramilitaret e regjimit kriminal serb patëm vrasje, torturë, djegie të shtëpive, dhunë, plaçkitje të pasurisë dhe është një ditë që shkaktoi dhimbje dhe frikë ankth në çdo familje shqiptare në Komunën e Kamenicës ka thënë Begzad Sinani.
Kryetari i Komunës, Begzad Sinani me bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë përkujtuar dëshmorët dhe rënët për liri.
“Ky përvjetor na përkujton edhe një herë se sa e dhimbshme dhe njëkohësisht sa e rëndë dhe e vështirë ka qenë përpjekja dhe lufta e gjatë për liri e popullit të Kosovës,vepra e madhe dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit është një udhërrëfyes për çdo veprim të institucioneve tona. Kujtimi për ta do të ketë kuptim vetëm nëse Shteti і Republikës se Kosovës, ëndrra dhe synimi i tyre kulmor do të zhvillohet e forcohet ashtu siç e kanë dëshiruar ata dhe siç e synojmë ne, vazhduesit e projektit për shtetin e ri, që synon Edukimin, Punësimin dhe Zhvillimin duke ecur krah me botën e përparuar” tha Sinani./rajonipress/


