Minatorët shuajnë Dritën në Gjilan
Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll pësuan humbje të thellë 0-4 nga skuadra e Mitrovicës Trepça 89. Futbollistët e Dritës sot zhvilluan ndeshjen më të dobët në këtë edicion të garave duke treguar gjatë 90 minutave një paraqitje tejet të dobët me këtë humbje sipas të gjitha gjasave “bardh e kaltërit” e Dritës do të luajnë në barazh.
Futbollistët e Trepçës 89 që nga fillimi u pa se kishin ardhur për të ngadhënjyer në këtë ballafaqim dhe në asnjë moment fitorja e tyre nuk u rrezikua.
Të vetmen gjuajtje në pjesën e parë futbollistët e Dritës e realizuan në minutën e 20-të kur Kelmendi nga 25 metra gjuan bukur por edhe më mirë mbron Beqiri.
Në minutën e 41-të Nigeriani Adeleke gjuan nga 15 metra Halimi mbron topi rikthehet edhe njëherë Nigerianit i cili me kokë nga 10 metra gjen rrjetën e Dritës.
Në minutën e 50-të Adeleke shënon nga 11 metra pas gabimeve të mbrojtjes së Dritës duke ngritë epërsinë në 0-2.
Rast të volitshëm për shënim pati Murati në minutën e 69-të por gjuajtja e tijë godet shtyllën pingule të mysafireve.
Në minutën e 86-të Blerand Kurtishaj nga 15 metra mposht portierin e Dritës, Halimi duke ngrit epërsinë në 0-3.
Dy minuta më vonë në atë 88-të Kurtishaj shënon golin e tij të dytë në këtë ballafaqim duke i sjell skuadrës së tij fitore me rezultat 0-4.
Rastin më të volitshëm futbollistët e Dritës për shënim e patën në minutën e 91-të nga pika e bardhë, por edhe nga pika e bardhë dështon Shillova gjuajtjen e tij e mbron Beqiri.
Pas ndeshjes vetëm trajneri i Dritës Sedat Pajaziti u prononcua:”Një lojë shumë e vështirë, bëmë gabime të mëdha, mysafirët na dënuan në momentet vendimtare, por edhe u pa lodhja e futbollisteve të mijë”.
Pika më e ndritur në këtë ndeshje ishin tifozët e Dritës “Intelektualët” përpos humbjes së thellë të Dritës ata gjatë 90-të minutave i përkrahën me animin e tyre korrekt ndërsa në fund të ndeshjes mysafirët u përcollën me duartrokitje që është rast i rrallë në futbollin e Kosovës duke e ditur rëndësinë e kësaj ndeshje./rajonipress/
Drita Trepça 89 0-4 (0-1)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues: rreth700
Arbitra: Kosumi, Musolli, Jakupi, Jahmurataj
Kartona të verdhë- Shaqiri (D). Pevqeli, A.Mustafa, Sh.Idrizi, Potoku, Hajdari (T89)
Drita : Halimi, Haliti, Shillova, Shabani, Ramadani,(Sejdiu) Kelmendi,(Kelmendi) Baxhuku, Tosuni, Berisha, Hajdari Byqmeti (Murati)
Trepça 89 : Beqiri, Sh,Idrizi, (Maloku)Mustafa, Adeleke,(Ajdari) Kurtishaj. Pevqeli,(Turku) Idrizi, A.Mustafa, Potoku, Troshupa, Hasani

