FIDANISHTJA

Është rritur interesimi i qytetarëve për të rregulluar çështjet pronësore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër e Pronë ka miratuar raportin e punës së drejtorisë së linjës për tremujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që ka diskutuar edhe për raportin e vitit të kaluar. Po ashtu, Komiteti, ka miratuar edhe kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, për dhënien në shfrytëzim të një parcele me sipërfaqe 157 m/2, pronë komunale, për nevoja të xhamisë dhe xhematit në lagjen “Baleci”.

Duke folur për punën e vitit të kaluar, drejtori Sadudin Berisha, pasi ka prezantuar shifrat, duke thënë se është arritur përmbyllja e lëndëve gati qind për qind, si element pozitiv, ka nënvizuar faktin se në krahasim me të kaluarën, është rritur interesimi i qytetarëve për të rregulluar të drejtat pronësore.

Ndërkaq, sa i përket raportit tremujor, ai ka theksuar se në këtë periudhë, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër e Pronë ka pranuar 1582 kërkesa të ndryshme, për regjistrim të pronave, për hipoteka, masa të përkohshme, barra tatimore, oferta, vlerësime, matje dhe të tjera. Janë kryer 1342 lëndë, në procedurë janë 171 lëndë, ndërsa në shpallje publike janë 69 lëndë.

Përveç kërkesave të palëve, sipas detyrës zyrtare janë lëshuar 2988 certifikata të pronësisë, 608 certifikata të gjendjes ekonomike, 1025 kopje të planit, 135 kërkesa për caktim të koordinatave, ka thënë Berisha.

Fadil Hajdari (PDK) e ka cilësuar jo objektiv raportin. Sipas tij, gjendja në këtë drejtori nuk është e tillë siç paraqitet në raportin e punës. Drejtori Sadudin Berisha ka thënë se vërejtjet e Hajdarit nuk qëndrojnë. “Jam i gatshëm të jap llogari nëse vetëm një e dhënë në raport nuk është e saktë”, ka thënë ai.

Hidromorava

Arjeta Rexhepi (VV) ka kërkuar që Komitetit t`i ofrohet lista e uzurpimeve të pronës publike, ndërkaq Venhar Haziri (LDK) tha se duhet të inkurajohen qytetarët për t`i paraqitur rastet e uzurpimeve.

Refik Shala, kryesues i Komitetit, tha se shqetësues mbetet fakti që 7 km të rrugës qarkore nuk janë kompensuar as pas gati 20 vitesh, derisa u shpreh i kënaqur që në këtë periudhë nuk ka pasur raste të reja të uzurpimit të pronës publike.

Në të vërtetë, Fadil Hajdari tha se në këtë takim është dashur të sillej lista e pronarëve të ngastrave në rrugën qarkore. Listën e kërkoi edhe Sami Ahmeti (LDK), i cili tha se ka familjar të tij që i është marrë prona për rrugë qarkore, para luftës dhe, nuk është kompensuar ende.

Drejtori Sadudin Berisha sqaroi se elaborati i shpronësimeve është konfirmuar në Kuvend Komunal, gjatë mandatit të kaluar dhe nuk ka pse të kthehet në Komitet. Këtu mund të vijnë për shqyrtim dhe rekomandim rastet që kanë të bëjnë me shpronësim përmes procedurës së këmbimit të pronave.

Komuna nuk ka mjete për shpronësim financiar të një numri kaq të madh të pronarëve, të cilëve u janë pronat para luftës. Këto raste duhet të zgjidhen nga niveli qendror./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.