Fundamenti

Filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen e veteranit të luftës Zadin Rramani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në prani të përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të luftës, udhëheqësve të OVL-së, si dhe nga mërgata, ka nisur sot në Viti ndërtimi i shtëpisë për familjen e Zadin Rrahmanit, veteran i luftës së UÇK-së.

Duke marrë fjalën në ceremoninë e vënies së gur themelit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pasi ka uruar familjen Rrahmani për shtëpinë e cila do të ndërtohet së shpejti, ka thënë në mes tjerash se është obligim i yni human për të ndihmuar ata që kanë nevojë. “Jemi këtu bashkë me institucione të ndryshme si ato të dala nga lufta, mërgata, bizneset dhe ne si institucione komunale, që të kontribuojmë në këtë aksion për ndërtimin e shtëpisë së kësaj familje. Aksione të tilla po merren edhe nga mërgata, siç është rasti në Lubishtë, Smirë dhe do të fillohet edhe në lokalitete tjera ku kërkohet të ndihmohet. Familja e Zadin Rrahmanit meriton një respekt por edhe mbështetje për ta tejkaluar këtë gjendje, sepse kontributi i tij në luftë, duhet të vlerësohet nga të gjithë ne”, ka thënë kryetari Haliti.

FIDANISHTJA

Ndërsa Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti, në fjalën e tij ka falënderuar donatorët që po mundësojnë ndërtimin e kësaj shtëpie, njëherit ka përmendur iniciativën që është ndërmarrë duke formuar edhe komisionin në kuadër të degës së OVL-së, për grumbullim të mjeteve.

Haliti njëherit i ka dorëzuar kryetarit të komisionit për ndërtimin e kësaj shtëpia Kemajl Sabiti , vendimin për mbështetje financiare të këtij aksioni nga ana e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.