Brenda javës 36 aksidente trafiku, 21 persona të arrestuar dhe 48 incidente
Gjilan – Policia e Gjilanit për periudhën 4 maj 2016 deri më 10 maj 2016 ka evidentuar disa incidente, aksidente trafiku më dëme e lëndime dhe ka lëshuar 823 tiketa. Fatmirësisht në këtë javë nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.
Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale brenda javës janë evidentuar 48 Incidente, 21 persona të arrestuar, 11 aksidente trafiku me lëndime, 25 aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime, 823 tiketa dhe fatmirësisht asnjë aksidente me fatalitet./rajonipress/


