Arrihet marrëveshja për Xhakën
Granit Xhaka nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Arsenal.
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës angleze, Arsenal.
Mediat në Gjermani shkruajnë se, Arsenal edhe zyrtarisht ka bërë ofertë prej 43 milionë eurosh për Xhakën dhe se marrëveshja është arritur në mes të dy skuadrave.
Xhaka pëlqehet shumë nga Wenger, i cili e sheh atë si zëvendësues ideal të Mikel Artetas dhe Mathieu Flamini, të cilit do të largohen gjatë kësaj vere. /Express


