ARKATANA

Sinani dhe DEMOS me marrëveshje bashkëfinancimi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kamenicë – Të martën më 10 maj, projekti DEMOS ka nënshkruar kontratë me Komunën e Kamenicës për shfrytëzimin e fondit të fituar nga Skema e granteve për vitin 2016. Shuma e përgjithshme e granteve të pranuara nga komuna e Kamenicës është 11.989.05 euro, të cilat kjo komunë do t`i investojë në ndërtimin e terrenit rekreativ në lagjen ‘Malësia’ në Kamenicë.

United Hospital

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani me këtë rast ka thënë se po përmbushet edhe një premtim i dhënë i cili do të përmirësojë kushtet e infrastrukturës në komunë. “Pas ndërtimit të shkollës në lagjen Malësia në vitin 2009, mungesa e terrenit sportiv ka qenë mjaft e madhe dhe fatkeqësisht nuk ishte në agjendën e qeverisjes komunale në mandatin paraprak. Sot ne finalizuam një marrëveshje me Projektin DEMOS me anë të së cilës do të bashkëfinancojmë ndërtimin e terrenit sportiv. Ky projekt kalon vlerën e 20 mijë eurove ndërsa 12 mijë nga këto janë grant nga HELVETAS, Projekti DEMOS” tha kryetari Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.