Eko Higjiena

Avokatia nuk i shpëton inkriminimit në drejtësi

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Jo rrallë, avokatët shihen si sekserë të çështjeve.Nuk janë të pakta rastet kur avokatët në vend se të mbrojnë interesat e palës së caktuar në një procedurë gjyqësore, ata janë gjetur vetë në bankën e të akuzuarve, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Kjo mbase për shkak të natyrës dhe funksionit të tyre, i cili është kyç në sigurimin e një procesi të rregullt gjyqësor, pasi ata janë edhe urë lidhëse ndërmjet prokurorit, gjykatësit dhe palës në anën tjetër dhe rrjedhimisht edhe mundësia për keqpërdorime eventuale në këtë aspekt është më se evidente. Në këtë drejtim nga rastet e deritanishme për dyshimet e përfshirjes së avokatëve në vepra penale, ngrihet dilema se a po e kryejnë ata punën me etikë dhe integritet profesional e njerëzor. Po ashtu sa është funksionale dhe aktive baza e tyre, Oda e Avokatëve të Kosovës, në mbikëqyrjen e punës së tyre, flasin njohësit e kësaj fushe.
Avokati Skender Musa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se edhe avokatia si pjesë e sistemit të drejtësisë i ka të metat e veta që në disa raste ato janë më të rënda, por, sipas tij, shumica e avokatëve punën e tyre e kryejnë me ndërgjegje të pastër në pajtim me kodin e etikës dhe ligjet e aplikueshme.

Musa nënvizon se për avokatët, të cilët bien ndesh me kodin e etikës, në kuadër të Odës së Avokatëve, është edhe komisioni disiplinor, por edhe ai për ankesa në shkallë të dytë që kanë të drejtë të shqiptojnë masa të ndryshme deri në masën e tërheqjes së licencës së veprimtarisë apo të drejtës për ta ushtruar profesionin e avokatit. “Ka pas disa raste që avokatë kanë qenë në bankën e të akuzuarve, por edhe të tilla që ndaj tyre janë shqiptuar dënime, mirëpo në përgjithësi avokatët janë duke e respektuar kodin e etikës më mirë në raport me pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë, gjyqtarët apo prokurorët”, theksoi ai.

Mobi Casa

Nuk përjashtohen abuzimet e ndryshme Musa shton se kur ka të bëjë me kryerje të veprave penale në rastet e ndërmjetësit ndërmjet palëve, gjyqtarëve apo prokurorëve, kjo atëherë kalon në vepër penale të dhënies së ryshfetit apo edhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe, sipas tij, kjo është pjesë që duhet ta mbulojnë hetuesit policorë, prokuroria e shtetit edhe gjykata, ndërsa në rastet kur avokati shpallet fajtor dhe dënohet mbi 6 muaj burg efektiv, atëherë Oda e Svokatëve duhet ta shqyrtojë licencën e avokatit që ka bërë shkelje të tilla ligjore dhe që nuk e ka kryer punën e vet me etikë. “Nuk mund të përjashtohet rasti se edhe avokatët janë pjesë e këtij komuniteti dhe pjesë e kësaj shoqërie, që në përgjithësi është ndërtuar një sistem i tillë korruptiv që edhe avokatët të ketë të tillë mirëpo mund të themi se rastet e tilla janë shumë të pakta dhe të izoluara. Musa thotë se e meta më e madhe në botën e avokatëve është ajo që licencimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve si avokatë shpeshherë ose në të kaluarën është bërë, megjithatë se ata janë larguar nga puna për shkak të mos vazhdimit të kontratave, pasi prokuroria dhe gjykatat kanë qenë të pakënaqura me punën e tyre, ose për shkak të ndonjë shkelje që kanë bërë, qoftë etike apo penale, në vendet e tyre të punës dhe kanë kaluar si avokatë. “Kjo ka qenë një e metë e madhe dhe besoj se në të ardhmen Oda e Avokatëve do t’i evitojë edhe këto dhe do të merret parasysh edhe kriteri moral i atyre që largohen nga detyra e gjyqtarëve ose prokurorëve, në mënyrë që në të ardhmen mos të mund ta ushtrojnë detyrën e avokatit ata njerëz që kanë të kaluar kriminale ose joetike në institucionet tjera të drejtësisë”, është shprehur Musa.

Avokati tjetër, Nikë Shala, tha se është detyrë e çdo avokati që profesionin ta ushtrojë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me etikën dhe mos të bien në kundërshtim me ligjin, mos ta dëmtojnë imazhin e institucionit të avokatisë përmes deklaratave dhe veprimeve jo profesionale që bien ndesh me ligjin, statutin dhe kodin e etikës profesionale të Odës së Avokatëve.

Shala më tej ka nënvizuar se reformimi i sistemit të drejtësisë është i lidhur ngushtë edhe me rolin që luan avokati në reformim, derisa, siç ka thënë ai, sfidë mbetet zhvillimi i një procesi të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor, pastaj mbrojtja e të drejtave të individit, si dhe rritja e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë, ku, sipas tij, besimi i individit dhe i shoqërisë kundrejt tij është i ulët./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.