Eko Higjiena

Ndikimet pozitive të kajsisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kajsia ndikon pozitivisht në shëndet, e përveç kësaj është përbërëse shkëlqyeshme e shumë ushqimeve. Kajsitë qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes nga sëmundjet e zemrës si dhe sëmundjet e enëve të gjakut, mbrojnë organizmin nga infektimet, forcojnë eshtrat dhe dhëmbët, përmirësojnë shikimin dhe tretjen, e veçanërisht u rekomandohen personave me anemi.

Bëhet fjalë për një pemë të pasur me vitamina A, B dhe C, betakarotinë, kalium, kalcium, magnez, hekur, sulfur, fibra bimore. Vlera energjike e 100 gramëve të kajsive është rreth 44 kcal, që është më shumë sesa e ftoit, pjeprit, mjedrës dhe shalqirit, por shumë më pak sesa molla, dardha dhe banania. Për shkak të nivelit të lartë të kaliumit (370 mg/100 g), e të ulët të natriumit (0,8 mg/100 g), kajsitë janë të mira për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut ose shtypjes së lartë të gjakut.

Mobi Casa

KARAKTERISTIKAT MË TË MIRA TË KAJSIVE

1. Përmbajnë 10 herë më shumë magnez sesa pemët e tjera.
2. Çaji nga kajsitë zbut dhimbjet e lidhura me problemet e sistemit të tretjes.
3. Janë diuretike.
4. Mjekësia alternative i rekomandon bërthamat e kajsive në luftën kundër kancerit.
5. Ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e pasqyrës së gjakut dhe në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.