ARKATANA

Lorik Cana, zemra e Kombëtares Kuq e Zi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lorik Cana ka zhvilluar 89 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, rekord absolut, ndërsa ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje në tri klube të Ligue 1, Paris Saint-Germain, Olympique Marseille dhe tash Nantes, raporton Zëri.

Ndër të tjera, ai ka luajtur edhe në Angli, Turqi e Itali. Eksperienca që ka dhe kontributi që e ka dhënë për Kombëtaren Kuq e Zi, nuk harrohet lehtë.

“Ai është më shumë se lojtar, ai është zemra e ekipit, ‘bossi’ në dhomat e zhveshjes”, ka thënë trajneri Gianni De Biasi, përcjell Zëri.

Hidromorava

“Ai më ndihmon që t’ua prezantoj filozofinë dhe vizionin tim lojtarëve”, ka shtuar përzgjedhësi i Kombëtares.

Dy ndeshje në Evropianin e Francës do të jenë mjaft të veçanta për Canën. Ai do të luajë kundër Zvicrës, ku ka plot shqiptarë në ekip, si dhe ndaj Francës, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe ndaj ekipit që ka mundur ta përfaqësonte në të kaluarën. /Zëri/