Eko Higjiena

Gjilani, me debat shënon Ditën e Europës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pikërisht në Ditën e Europës, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci, kanë organizuar sot debat me temën “Sfidat dhe mundësitë e liberalizimit të vizave”, me panelistët, Burim Elezi – përfaqësues i Zyrës për Integrime Evropiane, Njomza Emini – kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime, Flamur Hyseni – profesor universitar dhe Selim Daku – drejtor ekzekutiv i KCD-së.

Hapjen e debatit, në të cilin morën kryesisht studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, e i cili, po mbahet në kuadër të “Javës së Evropës”, e ka bërë zyrtari komunal për integrime evropiane, Burim Elezi, i cili tha se debati i sotëm korrespondon me ngjarjen e rëndësishme të Komisionit Europian për rekomandim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Për kosovarët, BE nuk është më as luks dhe as ëndërr e largët, pasi kemi miratimin e MSA-së dhe kemi marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Ndërkaq, ditë më pare, KE miratoi rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovën dhe besojmë se është çështje muajsh kur do të udhëtojmë pa viza në zonën Shengen. Tashmë jemi më afër Evropës. Kosova po hedh hapa përpara, e vendosur për të kthyer në realitet atë që dikur ishte e paprekshme”, ka thënë Elezi.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetja Njomza Emini, pasi falënderoi kryetarin Lutfi Haziri për organizim të këtij debati të rëndësishëm, tha se tashmë pas marrjes së rekomandimit për vizat, institucioneve kosovare i mbetet të punoj shumë në sensibilizimin e opinionit me fushata të ndryshme në shkolla, pasi tha se liberalizimi nuk nënkupton punësim në shtetet e BE-së.

“Poashtu, sfidë mbetet edhe reformimi i administratës, arsimit, shëndetësisë e sektorëve tjerë”, tha ajo.
Flamur Hyseni, profesor universitar, ka folur në dimensionin juridik, duke thënë se Kosova shumë më herët i ka plotësuar kriteret për të pasur lëvizje të lirë të qytetarëve të saj.

Eco Higjiena

“BE është vonë në këtë aspekt sepse Kosova i ka plotësuar që moti kriteret për ta pasur liberalizimin. Poashtu, Kosova teknikisht e ka përmbyllë procesin e riatdhesimit në mënyrë të shkëlqyeshme. Nga liberalizimi më së shumti përfitojnë studentët dhe sfidë mbetet se a do të mund t’i kthej Kosova, për shembull, studentët e mjekësisë, të cilët i përfundojnë studimet jashtë dhe të sistemohen nëpër qendra të mjekësisë familjare”, tha Hyseni.

Selim Daku, drejtor i Qendrës Kosovare për Diplomaci, theksoi se tashmë Kosova i ka dy sfida sa i përket vizave: ratifikimi në Parlamentin Europian dhe në Këshillin e Europës.

Gazetari dhe publicisti, Muhamet Halili, theksoi se tema që duhet të flitet është se a ka Kosova mekanizëm ta parandaloj ikjen masive, pasi pohoi se “gëzimi i kosovarëve për vizat është që të shkojnë jashtë vendit dhe ta sigurojnë mirëqenien, e jo vizita familjare”.
Gjatë debatit, pati pyetje e diskutime tejet atraktive nga ana e studentëve, të cilët morën përgjigjet e panelistëve.

Krejt në fund, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Njomza Emni, shprehur zotimin të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga debati i sotëm, do t’i paraqes në mbledhjen e radhës të këtij Komisioni, i cili mbahet të marten./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.