ARKATANA

Gjashtë modele të kulturës politike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

​Nga Ismail Syla – Vlera thelbësore e PDK-së është fakti i të qenit forca e forca e parë politike në vend, njëshi. Të jesh njëshi do të thotë të jesh kampioni
Tezat themelore të diskutimi tim në Konventën e shtatë të jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës kishin të bënin me modelet e kulturës politike që rrjedhin nga filozofia politike e saj. Më në fund kjo parti e përballoi me sukses procesin e tranzicionit të marrjes së drejtimit të subjektit nga lideri i parë Hashim Thaçi, tek lideri tjetër, Kadri Veseli. Ka vullnet dhe dëshirë të madhe tek disa qarqe në subjekte rivale që ta provojnë PDK-në me liderin e ri në zgjedhjet e ardhshme, dhe kanë një paragjykim se do ta mundin PDK-në. Koha do t’i vërtetojë hamendjet.

Gjithmonë në konventat e PDK-së është nder të diskutosh para një mase delegatësh, sepse ata përfaqësojnë elektoratin më besnik të mundshëm që është krijuar në Kosovën e pasluftës. Ndonëse në konventa më interesante janë tonet diskutuese problematike, që ngrenë dilema dhe kritika të thella, fjala ime përpiqej të tregonte aspekte që lidheshin me fjalën kyçe kulturë. Nuk ishte fjalë e entuziazmit partiak as edhe e natyrës populiste.

Teza e parë konkludonte një të vërtetë historike se arritura më e madhe e shqiptarëve të Kosovës që nga viti 1990 e këndej është fakti që për lidershipin politik të Kosovës më nuk ka vendosur kurrë Beogradi zyrtar. Të mirë a të këqij, të vendosur a të flashkët, liderët e lëvizjeve politike në Kosovë dilnin nga subjektet që përfundimisht ishin shkëputur nga fryma serbe dhe jugosllave.

Partia Demokratike e Kosovës është parti e cila me të drejtë u tha që në thelbin e saj e ka ADN-në e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (prof. Dr. Hajredin Kuçi). Pra ajo nuk vjen nga doktrinat pushtuese, por nga filozofia e përpjekjeve çlirimtare, nga kultura e lirisë.

Duke qenë subjekt serioz që nga paslufta e fundit, ajo është aktore e të gjitha fazave dhe vendimeve të mëdha, e të gjitha të arriturave të shtetit të ri të Kosovës. Është parti e vënies së themeleve të shtetit modern të Kosovës, parti e kulturës shteformuese, shtetndërtuse.

Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë kryeministra (Bajram Rexhepi, Hashim Thaçi, i fundit dy mandate), kryeparlamentarë (Jakup Krasniqi, dy mandate, Kadri Veslei, kryetar aktual i Kuvendit të Kosovës) dhe president (Hashim Thaçi, kryetari historik i PDK-së).

Partia Demokratik e Kosovës ka tejkaluar mallkimin e shifrës së rezultatit zgjedhor, kur më 17 nëntor 2007 doli forca e parë politike. Përsëritja e rezultatit zgjedhor fitues më 2010/11 dhe 2014 tregoi se fitorja e viti 2007 nuk ishte rezultat i përçarjes së LDK-së më 2006.

Por edhe gjatë periudhës në opozitë, 2000 – 2007, PDK-ja tregoi vlerat e saj duke mbjellë kulturën e njohjes së rezultatit zgjedhor. Madje, me veprimet e mirëfillta demokratike opozitare, PDK-ja dëshmoi se edhe në opozitë ka dinjitet, ndonëse enë emër të kësaj vlere nuk do të thotë të qëndrosh domosdoshmërish gjithmonë në opozitë.

FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese dhe forca e parë politike në Kosovë, me trashëgimin e pasur politike shquhet ndër të tjera për këto modele të kulturës politike:

Një: Krijimi i koalicionit me rivalin kryesor politik për hir të stabilitetit të vendit.

Dy: Tërheqja e një hapi prapa për hir të funksionimit të jetës institucionale të vendit.

Tre: Kultura e qëndrueshmërisë: 1) edhe kur në fushatë mbetet e vetme, me po thuaj se të gjithë kundër saj, 2) edhe kur iu shkëput një pjesë e saj, Nisma, 3) edhe kur kuadrot e saj goditen nga proceset gjyqësore të padrejta.

Katër: Kultura e durimit dhe e përgjegjësisë publike dhe institucionale, kur u ballafaqua me Bllokun 2014 dhe Gazin 2015/16 (jo Brazilin 2016, sipas asocionimit me vitet e kampionateve botërore ose evropiane).

Pesë: Kredibiliteti me pakicat. Shembulli më eklatant është koalicioni i gjerë me të gjitha subjektet e komuniteteve të Prizrenit më 2014.

Gashtë: Kredibiliteti me bashkësinë ndërkombëtare, që kulmoi me dhënien e aprovimit për krijimin e Gjykatës speciale.

Si përfundim: PDK ka edhe vlera të tjera. Por ajo që është më thelborja është fakti i të qenit forca e forca e parë politike në vend, njëshi. Të jesh njëshi do të thotë të jesh kampioni.