UBT

Masakra e Makocit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Prej 19 deri më 23 Prill 1999 –
Forcat policore, ushtarake serbe hynë në katër anë !
Në fshatrat e Gollakut krime t’ rënda banë –
115 civilë të pafajshëm shqiptarë na i vranë !

Mosha e të masakruarve nga serbët për dreq –
Ishte prej 7 vjeçe deri 98 vjeç !
7 vjeç ishte vajza Fortesë Rusinoci ,
98 vjeç Hamide Zuka – plaka nga Makoci !

ARKATANA

Masakra më e tmerrshme n’ këto ditë, në këto anë –
Kishte ndodhë më 21 Prill 1999 !
Në fshatin Makoc, në veri të Prishtinës –
Nam banë mbi shqiptarë – kriminelët e shkinës !

Prej 115 – ve , t’ masakruar n’ fshatra t’ Gollakut –
Edhe lumenjtë në këto male u skuqen nga rrjedha e gjakut !
Në fshatin Makoc , pas luftës 93 u rivarrosën –
N’ vend ku Mihrije Krasniqi ua dha falas tokën !

Gjilan , më 19.04.2020