Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan Policia e Kosovës është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes besohet se i dyshuari shqiptar për shkak të një kontesti pronësor ka shtënë me armë zjarri në fqiun e tij /viktimën shqiptar të cilin e ka plagosur me një plumb në pjesën e abdomenit.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, njësitet reaguese nga stacioni i Gjilanit.
Ai ka dorëzuar armën: “TT Crvena Zastava” kalibri 7.62M57 mm. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti i hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikët kanë dal në vendngjarje dhe ka procesuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një predhë të kalibër 7.62 mm.-
Të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori i shtetit. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


