Deda: Liberalizimi i vonuar, por i merituar
Deputeti Ilir Deda thotë se askush nuk duhet të marrë meritat për liberalizimin dhe nuk duhet të shikohet se kush bëri më shumë e kush më pak. Madje, sipas tij, ata që po i marrin “gradat” kanë më së paku merita për liberalizimin. Deda i frikësohet fluksit masiv të qytetarëve drejt Evropës.
Rekomandimin e Komisionit Evropian për Liberalizimin e vizave për Kosovën deputeti i pavarur, Ilir Deda, e quan të vonuar, por thotë se kosovarët e kanë merituar këtë. Deda në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se varet prej standardeve që përdor Bashkimi Evropian që të shihet se sa shpejt do t’ua mundësojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës.
Por, ai thotë se është i padrejtë kushti i vënë që së pari të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi e më pas lëvizja e lirë. Ndërsa, kritikon institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për informimin e qytetarëve rreth liberalizimit. Deda i frikësohet një fluksi masiv drejt BE-së, në ditën që hiqen vizat.
Zëri: Komisioni Evropian tashmë ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, sipas standardeve që përdor BE-ja, kur do të udhëtojnë kosovarët pa viza në zonën Schengen?
Deda: Bashkimi Evropian ka standarde të ndryshme. Kjo mund të bëhet brenda dy muajve, apo edhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj./zeri/


