Eko Higjiena

Prokuroria ‘mposht frikën’ pas 17 vjetësh

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Prokuroria e Shtetit, përmes aksionit të fundit për lirimin e pronave të uzurpuara, si duket e ka nxjerrë nga gjumi i stërzgjatur vetveten. Kjo ngase për 17 vjet me radhë ajo thuajse asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që të ndërmarrë ndonjë hap të tillë, dhe madje i ka munguar edhe guximi që të prekë në hiset e politikanëve dhe pushtetarëve, por edhe të oligarkëve të inkriminuar dhe kriminalizuar.

DIBRANI: Pa u pastruar drejtësia, nuk ka mundësi teorike që të ketë veprime të shpejta.

“Aksionet e ndërmarra ditëve të fundit mund të jenë një fillim, edhe pse tejet i vonuar, por edhe ky fillim është tepër selektiv, ani pse as nuk e dimë se cili do të jetë epilogu i këtij procesi. Këto uzurpime nuk ndodhën dje, ato kanë ndodhur që 16 vjet, derisa uzurpatorët kanë përfituar miliona euro nga pronat e uzurpuara. Po ashtu kanë ndërtuar biznese e kanë pasur edhe miliona euro të tjera përfitime”, thotë deputeti i LDK-së, Adem Saliha., raporton Gazeta Kosova Sot

Prokuroria e Shtetit, përmes aksionit të fundit për lirimin e pronave të uzurpuara, si duket e ka nxjerrë nga gjumi i stërzgjatur vetveten. Kjo ngase për 17 vjet me radhë ajo thuajse asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që të ndërmarrë ndonjë hap të tillë, dhe madje i ka munguar edhe guximi që të prekë në hiset e politikanëve dhe pushtetarëve, por edhe të oligarkëve të inkriminuar dhe kriminalizuar.

United Hospital

Realiteti së fundmi ka treguar se njerëzit e drejtësisë kanë flirtuar e bashkëpunuar me krimin e organizuar të instaluar në shumë institucione të shtetit. Por, në këtë drejtim shtrohet pyetja se a po këndellet më në fund Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo, dhe a është kjo një shenjë se drejtësia mund të bëjë punën e vet, kur ka kurajë e guxim. Po ashtu a do t’u hapnin rrugë proceseve integruese aksionet e tilla nga organet e drejtësisë, por edhe të kthehej besimi dhe bindja tek qytetarët se edhe prokurorët kosovarë mund ta kthejnë rendin dhe ligjin, nëse edhe gjykatat e bëjnë punën e tyre? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se vetë fakti se në këtë drejtim ka disa nisma inkurajuese, duhet shpresuar se Prokuroria më në fund po këndellet dhe po del nga letargjia që e ka pllakosur atë për këto 17 vjet me radhë.

Në këtë aspekt, sipas tij, oligarkët politikë për ta vazhduar veprimtarinë e tyre antiligjore i kanë involvuar dhe korruptuar, por edhe shumë të tjerë i kanë shantazhuar ose kërcënuar. “Si duket, themelimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një frymë tjetër në Kosovë, prandaj do të ishte fat për Kosovën nëse drejtësia nismat i ka të mbara, por jo vetëm sa për sy e faqe, apo për nevojat e konsumi të brendshëm politik”. ‘Mrekullia’ nuk mund të ndodhë brenda ditës Më tej, Dibrani ka nënvizuar se megjithatë drejtësia mund që ta bëjë punën si duhet, ani pse, siç thotë ai, jemi dëshmitarë dhe të vetëdijshëm për atë se tërë këto vite kanë shkelur dinjitetin e drejtësisë, duke prekur në të gjitha hallkat e tij, duke korruptuar dhe shantazhuar prokurorë e gjyqtarë. “Shpresoj se kjo nuk është bërë deri në atë masë, sa do ta pengonin këndelljen e njëmendtë të drejtësisë”, shprehet më tej ai. Dibrani ka shtuar se nëse Kosova mendon për integrime evropiane, duhet të ndryshojë shumë në mentalitetin dhe kulturën e politikës së saj, siç thotë ai, të punës dhe arsimimit, por edhe atë sigurisë dhe të drejtësisë. “Drejtësi të mirëfilltë nuk ka, nëse ka kaq korrupsion, abuzime dhe krime kaq të mëdha ekonomike dhe politike.

Ne duhet të jemi optimistë dhe duhet të kthejmë besimin kah faktori shqiptar, i cili është alfa dhe omega e përshpejtimit jo vetëm në procesin e integrimeve, por edhe në zhvillim dhe prosperim të vendit”, shprehet Dibrani. Ai mendon se pa u pastruar gjendja në drejtësi, nuk ka mundësi teorike që të ketë veprime të shpejta, të drejta dhe vendime si duhet, derisa, sipas tij, e gjithë kjo ‘mrekulli’ nuk mund të ndodhë brenda ditës dhe aq më pak me prokurorë e gjyqtarë të involvuar në krim ekonomik dhe politik. “Kur ta kemi parasysh se dikush ka qenë i zhytur në këto afera korruptive, pengesat dhe zvarritja do ta shoqërojë edhe për një kohë drejtësinë në Kosovë, e cila duhet të ketë përkrahjen e gjerë nga strukturat, por edhe nga popullata, nëse vërtet e duam integrimin në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.