Hidromorava

Të gjithë, i madh e i vogël te mbreti Hashim!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Adrian Çollaku – Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi, po tregon pse është njeriu më i fuqishëm në Kosovë. Është thjesht, vetë mbreti.

Thuajse i madh e i vogël i shkuan për t’i “raportuar” në zyrën e re. Nëse këtë në të kaluarën e bënin jo zyrtarisht dhe në mënyra sekrete, tani e bëjnë edhe publikisht dhe krejt në mënyrë normale.

Duke filluar nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryetarja e KQZ-së, gjyqtarë e prokurorë, e deri tek drejtuesja e instancës më të lartë gjyqësore në vend, e cila duhet ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe kushtetutshmërinë e vendit-Arta Rama. Kulminacioni duket se u arrit, pikërisht me shkuarjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese tek presidenti, i cili i kërkoi Ramës që ta mbrojë kushtetshmërinë, edhe pse Kushtetuta është ajo e cila ia tregon detyrat dhe përgjegjësitë gjithsecilit.

Kryetarja e “shkretë” e di se pushtetet janë të ndara, por kur është fjala për të shkuar te mbreti, kush guxon të thotë jo?!

Ajo e di gjithashtu, se institucioni që ajo drejton, i ka rrëzuar hiç më pak se dy presidentë: Fatmir Sejdiun dhe Behgjet Pacollin.

E di gjithashtu, se pikërisht institucioni që drejton qe dy vite, mori një vendim të çuditshëm- kur doli kundër vullnetit të popullit, vetëm e vetëm që Hashim Thaçin ta mbajë në pushtet, dhe atë me çdo kusht.

United Hospital

Ajo gjithashtu e di, që para pak javësh, pikërisht gjykata që ajo drejton, e vulosi Thaçin si të parin e shtetit…

Dhe ndoshta, duhet të priste pak muaj që të mos vraponte menjëherë te mbreti dhe të mos e rrëzonte publikisht dhe teorikisht atë, se Gjykata Kushtetuese është në “krye të mbrojtjes” së Kushtetutës dhe kushtetshmërisë në këtë vend.

Megjithatë, duket se nga e gjithë kjo mënyrë se si të gjithë, thuajse i madh e i vogël po “palohen” para mbretit, doli diçka pozitive-që edhe publikisht dihet që më nuk kemi institucione të pavarura.

Thjesht, prej A-së deri në ZH janë të kontrolluara nga mbreti, i cili arriti gjithashtu që t’i djegë goxha shumë edhe Ramush Haradinajn e Jakup Krasniqin, me cakërrimin e gotave.

Prandaj, s’kemi si të mos e urojmë mbretin Hashim për detyrën e re. Urime!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.