United Hospital

Ardian Mehmeti kërkon drejtësi, thotë se i janë shkelur të gjitha të drejtat

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ardian Mehmeti i akuzuar për terrorizëm u ka dërguar një letër publike të gjitha medieve kosovare, Hajredin Kuqit, avokatit të popullit Ilmi Jasharit, Nehat Idrizit, Fejzullah Hasanit, Albulena Haxhiut, Behxhet Shalës e personaliteteve tjera duke kërkuar prej tyre që rasti i tij të shpejtohet pasiqë ka tre vite që ai mbahet peng i procedurave dhe shkeljeve flagrante të drejtave të njeriut.

Ardian Mehmeti nga Zarbinca, Komuna e Bujanocit me vendbanim në Gjilan u ka shkruar medieve për padrejtësitë që ai pretendon se po i bëhen në procesin gjyqësor që është ngritur ndaj tij për veprat penale që lidhen me terrorizmin.

Mehmeti thotë se atij po i shkelen shumë të drejta të garantuara dhe se nuk po zhvillohet një proces gjyqësor normal ndaj tij.

Ardian Mehmeti student i Fakultetit Ekonomik dhe i Studimeve Islame përmes familjarëve nga burgu i ka dërguar një letër medieve dhe institucioneve vendore ku shkruan për padrejtësitë që po i bëhen atij në procesin gjyqësor që po udhëhiqet nga EULEX-i, raporton rajonipress.

Mehmeti është arrestuar më 5 nëntor 2013 në Prishtinë siç thotë ai pas një simulim të blerjes së armëve nga Policia e Kosovës dhe AKI. Siç thotë ai në letër pas 15 muajve hetime i është ngritur aktakuza për terrorizëm.

Fundamenti

Ardian Mehmeti thotë se pas stërzgjatjes së këtij procesi gjyqësor ende nuk ka shenja të zhvillimit normal të procedurës penale konform akteve ligjore. “Me këto zvarritje të Prokurorisë dhe Gjykatës mua po më shkelen të drejtat e garantuara për një proces të rregullt gjyqësor dhe shumë të drejta të tjera të garantuara edhe me konventat ndërkombëtare. Unë kam pasur kontakte e takime edhe me përfaqësuesit e OSBE-së, KMDLNJ, avokatit të popullit, por pa sukses. I vetmi mekanizëm i cili do të mund të bënte lëvizje në këtë drejtim shpresoj të jetë “presioni” mediatik dhe opinioni i shoqërisë civile”.

Mehmeti ka thënë se këto janë hallkat e vetme që ai mund t`i qaj hallet për padrejtësitë që po i bëhen në kurriz të tij dhe të familjes. “Unë e kam thënë disa herë edhe para policisë e hetuesve se jam i pafajshëm dhe se nuk kam lidhje me rastin. Kërkojë drejtësi dhe përshpejtim të rastit pasiqë jam student i dy fakulteteve” ka shkruar Ardian Mehmeti.

“Ka 30 muaj që ndodhem në paraburgim dhe ende rasti im nuk po përfundon me çka konsideroj se më janë shkelur të drejtat elementare. Nëse shkohet me këtë trend të procesit tim atëherë duhet të kalojnë vite të tëra derisa të përfundojë procesi. Të gjitha konventat evropiane janë shkelur në rastin tim, është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës. Për të gjitha këto shkelje mua nuk më ka mbetur tjetër veçse të hy në grevë urie dhe t`i realizojë të drejtat e garantuara. Këtë hap po e ndërmarrë pasiqë janë shterur të gjitha rrugët dhe mjetet juridike” ka shkruar Mehmeti.

Mehmeti ndryshe ka shkruar gjatë në letrën e tij të gjithë procesin e nisur ndaj tij duke përmendur datat, dhe të gjitha seancat gjyqësore të nisura ndaj tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.