ARKATANA

Partitë shqiptare në Maqedoni të unifikohen në dy blloqe

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Analisti politik shqiptar në Maqedoni dhe profesori universitar në Kosovë, Arsim Sinani, ka thënë se zgjedhja ideale për ta ndryshuar gjendjen diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni do të ishte që partitë politike të unifikohen në dy blloqe.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Sinani ka thënë se në njërin bllok do të duhej të jenë BDI-ja dhe PDSH-ja, kurse në tjetrin LR-PDSH, Besa, RDK-ja, partitë e tjera dhe shoqëria civile. “Mendoj se zgjidhja ideale është që shqiptarët në zgjedhje të dalin me dy blloqe. BDI-ja dhe PDSH-ja një bllok dhe blloku tjetër LR-PDSH, Besa, RDK-ja, partitë e tjera dhe shoqëria civile. Nëse kjo ndodh mund të kemi faktorizim dhe etablim të partive politike shqiptare duke u etabluar në dy grupe të forta pozitë dhe opozitë. Kjo do ta ndihmonte çështjen shqiptare në Maqedoni”, ka thënë Sinani.

Ai ka shprehur skepticizëm se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni mund të mbahen më 5 qershor. “Nuk besoj se do të kemi zgjedhje më 5 qershor. Ky është përfundimi im nga ajo që e shoh si gjendje aktuale. Tezën time e mbështes me këto argumente: listat zgjedhore nuk janë pastruar, mediet janë të kontrolluara, pushteti aktual kontrollon gjyqësinë, administrata është e politizuar dhe përdoret për zgjedhje si pararojë e këtij pushteti”, ka deklaruar Sinani.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se në Maqedoni ka nevojë që garnitura aktuale të ndryshojë si pozitë si opozitë përndryshe, sipas tij, shqiptarët gjithnjë do të dalin në rrugë për t’i kërkuar të drejtat e tyre që i meritojnë.

Sinani në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka folur dhe për marrëveshjen e Ohrit. “Mendoj se shqiptarët lipset të jenë të vëmendshëm dhe të kërkojnë që me çdo pikë e presje të realizohet marrëveshja e Ohrit. Pikat më delikate që nuk janë realizuar janë: gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, përfaqësimi nuk është adekuat dhe në promocion me numrin e shqiptarëve, lipset të bëhet regjistrimi i drejtë i popullsisë dhe pushteti të ndahet proporcionalisht me palën tjetër”, ka thënë ai. Sinani ka shtuar se shqiptarët në Maqedoni janë në kërkim të lidershipit të ri, i cili do të jetë më dinamik, energjik dhe me vizion. Sipas tij, liderët aktualë në Maqedoni nuk kanë filozofi politike, nuk kanë ide, pasi pushteti i ka lodhur.

Analisti politik shqiptar në Maqedoni, Arsim Sinani, ka folur edhe për protestën e paralajmëruar më 9 maj, me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës. “E kam thënë më herët dhe e them prapë, se 9 maji mund të jetë një datë kur do të ndodhë unifikimi i faktorit opozitar shqiptar. Pra, duke u bërë faktor që ta luftojë këtë pushtet, i cili ka treguar shenja lodhjeje dhe degjenerimi. Personalisht e mbështes çdo nismë e cila e mbron kauzën shqiptare në Maqedoni”, ka deklaruar Sinani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.