Bersant Celina e zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Manchester Cityn
Talenti Bersant Celina do të mbetet pjesë e Manchester Cityt, pasi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me skuadrën angleze.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti kosovar për medien norvegjeze ‘TV2’, transmeton Indeksonline.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe ndej se kam të ardhme këtu. Ata më kanë mundësuar debutimin me skuadrën e parë dhe tani kontratën”, ka deklaruar Celina.
Megjithatë, nuk dihet nëse Celina do të mbes në sezonin e ardhshëm të City, pasi nuk hidhet poshtë edhe mundësia për ta dërguar huazim te ndonjë skuadër tjetër, ku do të kishte më shumë minuta në fushë.
City edicion e ardhshëm drejtohet nga Pep Guardiola, dhe në fazën përgatitore për edicionin e ri, Celina duhet të bind trajnerin spanjoll.
“Do të jem këtu në fazën përgatitore. Pas kësaj do të shohim”, ka shtuar Celina./Indeksonline/


