FIDANISHTJA

Hertha Berlin kërkon Berishën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Hertha Berlin ka shfaqur interesim për sulmuesin e Greuther Fürthit, Veton Berishën.

Veton Berisha, sulmuesi i Greuther Fürth, gjatë kësaj vere pritet ta bëjë një hap shumë të madh në karrierë.

Ai ka gjasa të transferohet në Bundesligë, përkatësisht te skuadra e Hertha Berlinit, përcjell gazeta sportive gjermane, Kicker.

Eco Higjiena

Hertha nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Europa League, dhe gjatë verës synon ta përforcoj ekipin, përcjell Express.

Kurse, në listën e ekipit gjerman është edhe emiri i Berishës, i cili këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje në Bundesliga 2, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asistime.

Kosovari me shtetësi norvegjeze gjatë verës së kaluar nga ekipi i Vikingut ishte transferuar te Greuther Fürth /Express/