Visar Ymeri i ankohet Mogherinit për ‘Zajednicën’
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini ia ka shprehur drejtpërdrejt dëmet dhe rreziqet me të cilat Zajednica e kanos sovranitetin e Kosovës.
“Në pritjen e organizuar nga zyra e BE-së në Prishtinë për nderë të vizitës së Përfaqësueses së lartë të BE-së Frederica Mogherini. Me Mogherini diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Ishte e rëndësishme t’ia shpreh drejtpërdrejt Mogherini dëmet dhe rreziqet me të cilat ‘Zajednica’ e kanos sovranitetin e Republikës sonë, si dhe shpërputhjen flagrante që parimet themeltare të ‘Zajednicës’ kanë me vlerat fundamentale te BE-së”, ka shkruar Ymeri në rrjetin social Facebook.
Ymeri ka thënë se paqja e qëndrueshme në Evropë erdhi, dhe vazhdon të mbijetojë, vetëm në bazë te barazisë mes popujve dhe qytetarëve.
“Kjo paqe e mirëqenie kanë qenë të pamundura kur kishte pabarazi, shtypje e eksploatim. Republika e Kosovë duhet të jetë Republikë që garanton barazi të qytetarëve. Për të qenë e tillë Republika e Kosovës duhet të jetë e barabartë me shtetet tjera te rajonit e te BE-së”, ka shkruar ai. /Indeksonline/


