ARKATANA

Zyrtare: Agron Kurtalani i rikthehet basketbollit tek femrat në KB “Drita”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trajneri i ri i KB Drita Agron Kurtalani i rikthehet basketbollit në mënyrë triumfale, por kësaj radhe në basketbollin femëror. Kurtalani edhe pse ishte pjesë e Shkollës së Basketbollit në KB Drita tani e një kohë të gjatë nuk kishte punuar me skuadrat e para.

Kurtalani pas përfundimit të karrierës së tij prej basketbollisti, menjëherë i qaset zejes së trajnerit qysh në vitin 1997-98 në konkurrencën e meshkujve në KB Drita, duke arritur rezultate kulminante në këto kohëra shumë të vështira për gjithë sportin Kosovarë.

“Ishin këto vite të vështira por vullneti ishte shumë i madh, jam shumë krenar që kam punuar në ato kohëra të vështira me të vetmin qëllim që mos të shuhen talentët e basketbollit por edhe vetë KB Drita, gjatë kësaj periudhe të vështirë që kemi zhvilluar garat i falënderoj të gjithë basketbollistët dhe anëtarët e kryesisë të cilët secili në mënyrën e vetë ka kontribuar për mbijetesën e klubit dhe basketbollit”, kujton trajneri Agron Kurtalani.

Kurtalani për një kohë të gjatë ishte edhe pjesë e Këshillit Profesional të FBK-së duke kontribuar për të mirën e basketbollit të Kosovës dhe këtë qëllim të tij e ka arritur në mënyrë brilante.

I dashuruar pas lojës nën kosha Kurtalani në vitin 2002 i rikthehet KB Drita si trajner duke e inkuadruar në Superligë të Kosovës, për një stinorë ishte edhe ndihmës i trajnerit të shquar nga Shqipëria, Bujar Shehu. “Ishin këto vite të arta të basketbollit të Dritës u inkuadruam në Play-Off ndërsa ngjyrat e klubit i bartën shumë emra të njohur të basketbollit duke lënë gjurmë të pa shlyera sot e asaj dite”, shprehet Kurtalani për ‘rajonipress’.

ARKATANA

Baticat e zbaticat të cilat e kapluan klubin e Dritës për shumë vjet me radhë Kurtalani filloi të gjurmoi talentët e rinjë në Shkollën e Basketbollit të cilët sot me mjaftë sukses i mbrojnë ngjyrat “bardh e kaltër” të Dritës.

“Tani e 14-të vite asnjëherë nuk u ndala duke kërkuar talent të rinjë, edhe pse në kushte tepër të vështira kam arritur që me punën time të nxjerrë shumë basketbollist qytetit të Gjilanit, por kushtet që i ka basketbolli në komunën tonë ka bërë që shumë prej tyre ta braktisin basketbollin në pamundësi të mjeteve financiare”, thekson Kurtalani.

Kurtalanit tani ju ka besuar që ti udhëheqë vajzat e KB Drita të cilat tani e një kohë të gjatë janë nën mëshirën e fatit. “Do të jetë një sfidë e re për mua të punojë me vajzat e KB Drita, do të jem në disponim të tyre për çdo gjë lirisht mund t`ju them se për basketbollin e KB Drita në konkurrencën e femrave po vjen një epokë e re kemi projekte të mira dhe staf të mirë në skuadër, stinori i ardhshëm i Superligës së Kosovës në basketboll për femra do të jetë një surprizë nga KB Drita, ndërsa unë ftojë të gjitha vajzat e qytetit të cilat konsiderojnë se kanë talent të na bashkëngjiten drejt sukseseve të reja, për këtë jemi në shërbime tuajin për të mirën e basketbollit të qytetit dhe vajzave të qytetit tonë”, ka bërë të ditur trajneri i ri i KB Drita Agron Kurtalani.

Shpresojmë se KB Drita në konkurrencën e femrave do ta rikthen namin që kishte dikur në basketbollin Kosovarë, duke ditur se tani këtë skuadër do ta udhëheqin njerëzit e duhur në vendin e duhur./rajonipress/