Boronicat, edhe pse të vogla, mjaft të shëndetshme
Manaferrat e ëmbla apo boronicat janë burim i shëndetit, vitaminave C dhe kanë më shumë antioksidues se secila pemë tjetër.
PARANDALOJNË INFEKSIONET URINARE
Studimi i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” ka treguar se boronicat përmbajnë përbërës të veçantë që parandalojnë ngjitjen e baktereve nëpër muret e fshikëzës së urinës. Për këtë arsye, parandalojnë infeksionin me bakterin “E. Coli”, e cila shkakton shumicën e infeksioneve urinave.
JANË PLOT ME ANTIOKSIDUES
Ekspertët amerikanë kanë bërë një studim, duke hulumtuar 100 lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve. Me këtë rast ishte vërtetuar se boronicat posedojnë sasinë më të madhe të antioksiduesve, luftues kundër radikalëve të lirë që shkaktojnë shumë sëmundje të rënda.
SHKRIJNË SHTRESAT DHJAMORE
Hulumtimi i publikuar në “American Society for Nutrition’s Experimental Biology”, në vitin 2011, thekson se boronicat kanë mundësinë e thyerjes së qelizave dhjamore dhe atyre yndyrore, duke parandaluar formimin e të rejave. Boronicat po ashtu e mbrojnë shëndetin e zemrës, ulin shtypjen e lartë të gjakut, ruajnë shëndetin e trurit dhe kujtesën.
“Më lër të jem fantazia jote”, Beatrix atraktive në fotot e fundit
23:02 | 19 Maj 2020
Beatrix Ramosaj ka pozuar atraktive.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, nuk po i ndal pozat, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e saj në Instagram është aktive si kurrë më parë dhe me ndjekësit ndan imazhe nga më të ndryshmet.
Në shumicën prej tyre shfaqet atraktive e njësoj ka vepruar edhe së fundmi.
“Më lër të jem fantazia jote”, ishin fjalët e saj pranë postimit./Lajmi.net/


