Sinani merr përkrahje nga këshilltarët e PDK-së
Kamenicë – Begzad Sinani nga opozita disa herë është akuzuar se po e keqpërdor pozitën dhe buxhetin e komunës, por kjo nuk ndodhë me këshilltarët e partisë së tij të cilët të enjten i kanë dhënë mbështetje punës që po bënë ai.
Begzad Sinani pavarësisht kritikave të shumta që po merr nga opozita dhe shoqëria civile për dëmtim të buxhetit dhe mos realizim të projekteve, kjo nuk po shihet kështu nga këshilltarët e PDK-së.
Sinani të enjten ka pritur në zyrën e tij kryesuesin e Kuvendit Komunal, Shefin e Grupit te Delegatëve dhe këshilltarët e PDK-së, si dhe anëtarët e kryesisë së Degës së PDK – së në Kamenicë.
“Mora mbështetje të pa rezervë për punën dhe angazhimet e përditshme si Kryetar i Komunës. Flm – PDK” ka shkruar Sinani./rajonipress/


