ARKATANA

Pacolli: Mimoza Kusari është profitere, ia organizova fushatën milionëshe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish presidenti Behgjet Pacolli ka akuzuar rënd ish zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ajo e ka qenë përfituese dhe se ka shfrytëzuar AKR-në si trampolinë.

Pacolli ka shkuar aq larg, saqë ka theksuar se aq shumë e ka mbështetur Kusari-Lilën, saqë fushatën në zgjedhjet e fundit për kryetare të Gjakovës ia ka organizuar me përmasa milionëshe.

“Kryetarja ka qenë zëvendëspresidente e AKR-së. Trampolina që e ka shfrytëzuar kryetarja në AKR ka qenë shumë e madhe, stabile dhe zonja çdo gjë e ka pasur të mundur në ARK. Dhe në një moment të caktuar të lihet AKR-ja anash ka qenë e pakuptueshme dhe ka qenë papërgjegjësi. Pak më but po them ka qenë përfituese, për arsye se AKR-ja ka qenë aty”, ka thënë Pacolli në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, transmeton Indeksonline.

ARKATANA

Ai ka shtuar se ashtu siç Gjakova udhëhiqet sot, nuk udhëhiqet prej AKR-së. Derisa thotë se nuk e kishte njohur asnjëherë Mimoza Kusarin, por ajo kishte shkuar vet në zyre për ku kishte kërkuar aderimin në AKR.

“Unë nuk e kam njohur kurrë Mimoza Kusarin dhe emri saj ka qenë zero. Mua më është imponuar ajo prej një bashkëpunëtori dhe ajo ka ardhur ka shprehur dëshirën me qenë pjesë e AKR-së. Ajo prej AKR-së ka qenë numri i dytë në Qeveri, ka qenë Ministre dhe ka punuar në mënyrë autonome, ka dashur të kandidoj për kryetare të Gjakovën dhe e kemi mbështetur pa limit dhe ajo e ka pasur një fushatë shumë të kushtueshme në Gjakovë, të përmasave milionëshe. Unë ju kam premtuar Gjakovës se ne do ta ndryshojmë Gjakovën”, ka theksuar ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.