Sinani inspekton projektet e realizuara
Kamenicë – Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar realizimin me sukses të projekteve të shkollave në Hogosht – Roganë – Koretin.
Sinani pasi ka inspektuar punimet është shprehur se me realizimin e projekteve po përmbushim premtimet e dhëna para qytetarëve. “Po krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe do vazhdojmë me investimet në arsim, me ndërtimin e objekteve të reja shkollore në: Busavatë, Krilevë, Bervojcë dhe Gjyrishevc” ka thënë Sinani./rajonipress/


