UBT

Diplomuan studentët e parë të studimeve master në Universitetin Publik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Universitetin e Gjilanit, përmes platformës online, SMU me Meet Google, sot kanë diplomuar studentët e parë të studimeve master, respektivisht të programit E-QEVERISJA, që është program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik të UKZ-së.

Adrian Bajrami është studenti i parë që ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, “Menaxhimi i shërbimeve elektronike – Rast studimi Komuna e Gjilanit”, në përbërje të komisionit: Xhevat Sopi, kryetar, Artan Dermaku, anëtar dhe Naim Mustafa, mentor.

Në bazë të analizës së punimit, e më pas edhe mbrojtjes, komisioni ka vlerësuar mjaftë të suksesshëm punimin e masterit të Adrianit.

Derisa vet Adriani ka shpreh mirënjohje të thellë për gjithë profesorët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ për të cilët ka thënë se i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi të bukur.

Eco Higjiena

Adriani veçanërisht e ka falënderuar mentorin e tij, Naim Mustafa dhe anëtarët e komisionit, Xhevat Sopi dhe Artan Dermaku, të cilët siç ka thëne, kanë qenë të hapur gjithmonë për bashkëpunim.

Adrian Bajrami, studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në programin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë studimeve Bachelor ishte i angazhuar si përfaqësues i studentëve në Fakultetin Ekonomik për dy vite dhe gjatë studimeve Master ishte anëtarë i Senatit në Universitetin “Kadri Zeka” si përfaqësues i Parlamentit Studentor.

Po sot temën e diplomës në studimet master në mënyrë virtuale e ka mbrojtur edhe studenti Fitim Redenica, në përbërje të komisionit: Xhevat Sopi – Kryetar, Basri Ahmedi – Anëtar, Bislim Lekiqi, dhe Shefket Jakupi bashkë Mentor si dhe studenti Uran Maliqi në përbërje te komisionit: Shefket Jakupi – Kryetar, Sadik Haxhiu – Anëtar, islim Lekiqi dhe Bajram Fejzullahu bashkë-Mentor.