ARKATANA

Nazmi Musa: Gjilani, model për arsim cilësor në nivel Republike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Investimet e pandërprera në infrastrukturë shkollore, cilësinë në rritje në arsim, disiplina nëpër shkolla, sukseset e nxënësve nëpër gara të ndryshme, janë elementet e fuqishme që kanë përcjellur arsimin e Gjilanit për periudhën janar – mars 2016, ka potencuar në konferencën me gazetarë, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa.

Lidhur me rritjen e cilësisë në arsim, drejtori Musa, ka thënë se kjo është arritur falë një analize të kujdesshme që është bërë në fillim të këtij viti shkollor dhe me hapat e ndërmarrë bashkërisht janë shënuar rezultate konkrete.

Ai shtoi se Gjilani tashmë është model dhe pikë referente të një arsimi cilësor në nivel vendi dhe këtë vlerësim po e japin ekspertët vendor dhe organizatat e fuqishme ndërkombëtare.

“Me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në fillim të këtij viti shkollor kemi bërë analiza të detajuara që në cilësinë e arsimit të kemi performim sa më të mirë. Së bashku me GIZ-in, kemi organizuar trajnime, të cilat në fillim të vitit 2016 kanë dhënë rezultatet e para në ngritje të cilësisë. Sot të gjithë mësimdhënësit e shkollave tona kanë përgatitjen adekuate për punën që e bëjnë në shkolla dhe detyra që kanë po dëshmohen me suksese”, tha drejtori Musa.

Mobi Casa

Ai, gjithashtu, ka potencuar suksesin e nxënësve në gara të ndryshme si ato komunale shtetërore apo edhe ndërkombëtare, duke potencuar faktin që nxënësit e Gjilanit janë pothuajse në çdo garë ata që ndajnë me moshatarët e tyre, tri vendet e para.

Edhe me investimet në infrastrukturën shkollore Gjilani është në rrugë të mbarë sepse po punohet gjithandej në krijim të kushteve më të mira për nxënësit, e që numri i tyre është mbi 18 mijë.

“Këto ditë në infrastrukturën shkollore presim përurimin e shkollës së re “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan. Gjithashtu, është duke vazhduar ndërtimi i dy sallave sportive të edukatës fizike në shkollën “Abaz Ajeti” në qytet dhe shkollës “Liria” në fshatin Pogragjë. Ndërtimi i çerdhes në lagjen “Dardania” është në tenderim dhe presim përmbylljen e procedurave tenderuese në mënyrë që të nisin punimet më pas edhe atje. Me mbarimin e vitit shkollor, do të filloj edhe projekti tjetër me rëndësi ai për ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme”, ka thënë drejtori Musa.

Musa ka informuar se së bashku me Bankën Gjermane për Zhvillim do të bëhet renovimi i shkollës në fshatin Përlepnicë, në Bresalc dhe në Livoç të Ulët.
Drejtori arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe Ministrinë e Arsimit, USAID-in, Kolegjet Private, GIZ-in, Caritasin Zviceran, Save the Children, Drejtorinë e Arsimit të Bursës, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët e tjerë të shumtë që janë të angazhuar për arsimin dhe në ngritjen, suksesin, cilësinë, disiplinën në arsimin e Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.