Eko Higjiena

Gjilani themelon Qendrën Kulturore Europiane

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Ditën e Europës, Komuna e Gjilanit ka themeluar sot Qendrën Kulturore Europiane.

Kjo qendër ka të fuzionuar bibliotekën regjionale Fan S. Noli, Galerinë e Qytetit, Muzeun e Qytetit, biblioteka e qytetit “Beqir Musliu” (në themelim), klubin e lexuesve të bibliotekës “Agon Musliu”(në themelim) e aktivitetet e organizata joqeveritare me orientime evropiane e kulturore.

ARKATANA

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë arritur ta përmbyllin pjesën formale, por ceremonia do te organizohet menjëherë pas pandemisë.

Selia e Qendrës Kulturore Europiane do të jetë në objektin e bibliotekës, meqë ndërtimin e këtij objekti e ka mbështetur BE dhe Komuna./rajonipress/