Mobi Casa

Komuna e harron brezin kufitar, investime nuk do të ketë këtë vit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fshatrat e brezit kufitar kanë marr një lajm të hidhur nga kreu i komunës i cili në një konferencë për shtyp tha se nuk do të ketë investime në fshatrat kufitare Stublinë, Kokaj, Llovcë, Sllubicë e Bilinicë me arsyetimin se nuk ka mjete. Përfaqësues të këtyre fshatrave thonë se Lutfi Haziri po i trajton sikur të ishin fshatra serbe, e jo që janë pjesë e Komunës së Gjilanit.

Në vitin 2016 nuk pritet të ketë investime serioze në fshatrat e brezit kufitar. Kjo është mësuar nga vet Lutfi Haziri i cili në takimin e fundit me gazetar tha se për shkak të mungesës së buxhetit nuk do të ketë investime në fshatrat kufitare.

Fshatrat kufitare Stublinë, Sllubicë, Kokaj, Bilinicë, Llovcë, Çelik do të mbesin pa përkrahje nga ana e komunës.

Jusuf Mustafa nga fshati Kokaj thotë se është e pakuptimtë pse kjo neglizhencë e komunës dhe ky trajtim shumë i keq. “Brezi kufitar gjithmonë ka nevojë për përkrahjen e shtetit e të institucioneve, nuk e kuptojë pse pikërisht tani brezi kufitar mbetet i izoluar” thotë ai.

Mobi Casa

Edhe Shefket Bajrami nga fshati Çelik thotë se Komuna ka premtuar disa here rregullimin e rrugës në këtë fshat, por asnjëherë nuk është përfunduar. “Vetëm i kanë nisur rrugët me zhavorr dhe kurrë si kanë përfunduar. Tani është momenti që brezi kufitar të përfitojë diçka e jo të ndëshkohet. Është Stanqiqi fshat tjetër kufitar që ka nevojë të madhe për kujdesin e komunës” shprehet ai.

Kurse Zymer Osmani banor nga Stublina thotë se qeverisja Haziri asnjëherë se ka vizituar këtë fshat të rëndësishëm kufitar. “Fshati jonë po trajtohet sikur të ishte në territorin e Serbisë. Asnjëherë askush nuk na ka vizituar e as pyetur. Banorët kanë nevojë për përkrahje në bujqësi e blegtori, por mungojnë donacionet” shprehet ai.

Nuk janë vetëm fshatrat kufitare që janë të zhgënjyera në Lutfi Hazirin. Një banor nga Pograxha, Shaqir Aliu i ka shkruar Hazirit në facebook se Pogragja, Bilinica, Llovca Stublina, Sllubica, Kokajt, Uglari e shumë fshatra të kësaj ane nuk u ka mbetur tjetër veç të shpërngulen. “A jetohet pa rrugë qe 17 vite, vetëm premtime e rrena. Rrugë nuk kemi, derisa në drejtimin Gjilan – Pograxhë na duhet një orë me autobus për rrugën prej vetëm 13 kilometërshe” ka shkruar ky banor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.