Sinani takon banorët e fshatit Dazhnicë, me AZHR Lindje koordinojnë projektet
Kamenicë – Disa banorë të fshatit Dazhnicë të martën në takimin me Kryetarin e Komunës Begzad Sinani paraqitën kërkesën e tyre për intervenimin në rrugën Hogosht – Dazhnicë ku pas reshjeve të shiut është dëmtuar në masë të konsiderueshme.
Kryetari Sinani tha se ditëve në vijim me përmirësimin e kohës do të intervenojmë në përmirësimin dhe rregullimin e rrugës që t’iu krijojmë kushte më të mira për gjithë banorët e fshatit Dazhnicë dhe fshatrave tjera të Malësisë.
Kurse në takimin në mes Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani dhe përfaqësuesve të AZHR- Lindje u bisedua për projektet e Komunës së Kamenicës dhe mundësinë e përzgjedhjes dhe implementimit të tyre./rajonipress/


