Zbulimi i fundit : Gjethet e brokolit dolën më të rëndësishme se vetë brokoli
Ka shumë arsye se përse ne duhet të konsumojmë brokolin. Jo më kot është pjesë e perimeve me më shumë vlera ushqyese, pasi përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera të nevojshme për organizmin.
“Karantina u shndërruar në ferr për djalin tim”, i dha fund jetës duke u hedhur nga konvikti, reagon babai i 26-vjeçarit: Këta janë fajtor të vdekjes së im biri
Por a e dini që edhe gjethet e brokolit kanë shumë vlera? Studiuesit tregojnë se gjethet e brokolit mund të konkurojnë për nga vlerat që kanë edhe lakrën, aq sa shtrohet pyetja: A janë gjethet e brokolit lakra më e re?
Sipas studiuesve, statistikat tregojnë se gjethet e brokolit nuk janë aq të ushqyeshme sa lakra. Kjo e fundit përmban shumë kalcium, potasium, hekur dhe disa proteina të tjera. Megjithatë, gjethet e brokolit janë kampinionë për vitaminën A.
Ne e dimë sesa e rëndësishme është vitamina A për trupin tonë dhe funksionet që kryen. Vetëm një pjesë e gjethes së brokolit përmban një sasi të konsiderueshme vitamine, e cila është e barabartë me 90% të sasisë së rekomanduar për konsumimin gjatë një dite.
Kështu që nëse mjeku ju rekomandon që keni nevojë për më shumë vitaminë A në dietën tuaj, gjethet e brokolit janë zgjidhja e duhur.
Gjethet e brokolit kanë shije të njëjtë me vetë brokolin. Rrjeti i ushqimit rekomandon që t’i përdorni sa më shumë gjethet e brokolit.


