Pacolli viziton Kamenicën, premton ndryshime rrënjësore
Kamenicë – Presidenti Pacolli ka përgëzuar degën e Kamenicës për punën e bërë deri më tani dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tutje në këtë mënyrë.”Nga këto zgjedhje presim që të dalim shumë më të fuqishëm, duke bërë vend për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e AKR-së në mënyrë që Kamenicën ta ndryshojmë rrënjësisht” ka thënë Presidenti i AKR-së Pacolli.
Presidenti i AKR Behgjet Pacolli, gjatë të hënës ka qëndruar në Kamenicë ku përveç takimeve të tjera ditën e ka shfrytëzuar edhe për të parë nga afër fillimin e procesit zgjedhor në degën e Kamenicës.
Kryetari i Degës Fatmir Matoshi, ka thënë se Presidenti është njoftuar në hollësi me gjendjen në degë, me angazhimet e komisionit për organizimin e zgjedhjeve dhe me prurjet e reja që do të ndodhin në këtë proces. “Vizita e Presidentit ishte në kuadër të vizitave të rregullta të tij në Kamenicë, dhe ishte poashtu një mbështetje dhe përkrahje procesit zgjedhor në degë i cili do të filloj së shpejti. AKR në Kamenicë është më e fuqishme se asnjëherë më parë dhe tani jemi të fokusuar në prurje të reja, të njerëzve me vizion të ri, e të cilët do të jenë pjesë udhëheqëse e degës. AKR ka hapur dyert dhe po ofron mundësi të rinjëve për të qenë pjesë e proceseve në komunë” ka thënë Kryetari i Degës Matoshi.
Presidenti Pacolli ka përgëzuar degën e Kamenicës për punën e bërë deri më tani dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë edhe më tutje në këtë mënyrë.”Nga këto zgjedhje presim që të dalim shumë më të fuqishëm, duke bërë vend për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e AKR-së në mënyrë që Kamenicën ta ndryshojmë rrënjësisht” ka thënë Presidenti i AKR-së Pacolli.
Presidenti Pacolli përveç takimeve me degën ka zhvilluar edhe takime të ndara me personalitete të ndryshme të cilët pritet t`i bashkohen së shpejti AKR-së e për të cilët opinioni do të njoftohet me kohë. /rajonipress/


